Gazeta
JEHONA

  “Kam frikë se mos më diktojnë”
    na shkruan një gjimnaziste

Viti 1967. Jam një nxenëse në shkollën e mesme, Naim Frashëri,
në Durrës. u bënë disa javë që organizohen mbledhje nëpër
gjithë klasat e shkollës, ku flitet kundër “ideologjisë fetare dhe
zakonevë prapanike” (siç e quajnë).

E shikoj që kanë të drejtë të flasin kundër disa zakoneve dhe
besëtynive që s’janë të mira.  Por nuk ndalen këtu.  Po flasin
edhe kundër vet Zotit.

Në shkollën tonë është mobilizuar rinia për të sulmuar kishat
dhe xhamitë në qytetin tonë.  Nuk dua të marrë pjesë, por si të
bëjë që të mos përfshihem?

Po kritikohen haptas nga mësuesit, dhe nga shokët e klasës,
ata të rinj që shprehin ndonjë mendim në mbrojtje të besimit ose
që dyshohet se janë praktikantë të ndonjë feje.  Fletë-rrufetë
nëpër muret e klasave nuk mungojnë.  Thonë se të gjithë duhet
të jenë aktiv në këtë luftë, asnjëri nuk duhet të rrijë indiferent.  
Por unë kam frikë.

Babai më ka mësuar që Zoti krijoi botën dhe ishte ai që vendosi
njeriun në tokë.  Por në shkollë na mësojnë ndrshye.  Na thonë
se s’ka Zot dhe që jeta ka ardhur në tokë vetvetiu.  Por si mund
të jetë e vërtetë kjo?  A mund të krijohen gjerat vet?  Unë nuk
besoj.  Duhet të ketë një krijues. Unë ndiej që ka një Zot.  Por
unë kam frikë.  Kam frikë se mos më diktojnë...


Letër nga
e kaluara